“Vetëm nga duart e saj”, kush është gruaja që ”çmend” Burak-un me...

“Vetëm nga duart e saj”, kush është gruaja që ”çmend” Burak-un me çdo gjë që gatuan

306
0

 

Që kur bashkëshortja e Burak Özçivit, aktorja e njohur Fahriye Evcen, është bërë nënë, kalon më shumë kohë në kuzhinë edhe për shkak sepse duhet të kujdeset për djalin e vogël, në mënyrë që ushqimet e tij të jenë sa më të shëndetshme.

 

Por, me sa duket, edhe Burak, është mësuar me gatimet e bashkëshortes së tij dhe nuk pranon të hajë asnjë ushqim tjetër veç gatimeve të Evcen. Gjatë xhirimeve të “Osman”, të cilat po vijojnë në vende të ndryshme, Burak ha vetëm ushqimet e gatuara nga bashkëshortja.

 

Edhe pse gjatë xhirimeve aktori shpenzon orë të gjata, ai nuk konsumon asgjë tjetër veç ushqimeve të shtëpisë që i vijnë nga asistenti i tij. Evcen nuk i kushton aspak të përgatitë çdo ditë ushqime të shëndetshme për bashkëshortin. Që pas lindjes së djalit, ajo këtë punë e bën me shumë dëshirë./Burime “Telegrafi”