“Vetëm mos i bëj si pllaka banjoje”, pasi vendos të ndërhyjë në...

“Vetëm mos i bëj si pllaka banjoje”, pasi vendos të ndërhyjë në pamje Arbana Osmani i kthehet ndjekësit: Nuk dua (FOTO)

746
0

Arbana Osmani ka publikuar një foto ku tregon se së shpejti do të merret me estetikën e dhëmbëve, por një ndjekëse i është përgjëruar që mos të bëhet dhe ajo si gjithë VIP-at e tjerë.

Moderatorja Arbana Osmani ka vendosur që pas periudhës së gjatë të pushimeve, t’i përkushtohet look-ut të saj. Sigurisht që për personazhet e shoëbiz-it pamja ka një rëndësi të veçantë, e aq më shumë kur je pjesë e medias vizive.

Arbana ka treguar se këtë periudhë do të merret me estetikën e dhëmbëve. Por, shumë VIP-a janë kritikuar pasi kanë kuruar dhëmbët e tyre. Tejet të bardhë, tendenca më e re e personazheve publik për dhëmbët ka sjellë që komentuesit t’i kritikojnë hapur.

“Amon vetëm mos i bo si pllaka banjo, se deri sot të merja shembull vetëm Arbana Osmani si ka bo si gjithë. Të dua fort,”– i shkruan ndjekësja Arbana Osmanit.

Si rrallëherë, moderatorja ka vendosur të replikojë duke ja bërë të qartë se nuk do i bëjë në atë mënyrë sepse nuk i pëlqen as vetë.

“Nuk do i bëj moj, nuk më bën doktor Eno edhe sikur të dua (që nuk dua)”- është përgjigja e Arbana Osmanit.

Duket se moderatorja ka vendosur të ruajë pamjen e saj natyrale, dhe nuk preferon të ndjekë trendin e ri të dhëmbëve!