Vetëm gratë që janë shtatzënë e kuptojnë këtë hall të Miriam Canit...

Vetëm gratë që janë shtatzënë e kuptojnë këtë hall të Miriam Canit gjatë dimrit

226
0

Këto ditë të fundit të vitit po shënojnë ndoshta temperatuarat më të ulëta të sezonit dhe kjo ka qenë shpesh temë diskutimi sa herë takohemi me dikë. “U bë vërtet ftohtë”, duket sikur është një nga fjalitë me të cilën hapim dhe mbyllim bisedat së fundmi. Por ka një kategori që nuk i përjeton kështu këto ditë dimri. Bëhet fjalë për nënat në pritje, të cilat nga fakti se janë më të rënduara, peshojnë më shumë, mund të kenë pak vështirësi në lëvizje e frymëmarrje, ndiejnë më shumë të nxehtin se të ftohtin.

Në këtë kategori e gjen veten shumë mirë edhe këngëtarja Miriam Cani, në ditët e fundit të pritjes së saj të ëmbël. Ajo ka postuar një foto në instagram, ku duket e veshur hollë duke dalë nga makina, shoqëruar me mbishkrimin “Është gjithmonë nxehtë kur je shtatzënë”.

Rikujtojmë se para një publiku me më shumë se 3000 persona të pranishëm Alban Skënderaj dhe Miriam Cani dhanë lajmin e gëzueshëm se do të bëheshin prindër për herë të dytë të një djali, i cili pritet të vijë në jetë së shpejti.