“Vetë nuk arrita dot”, Rama tregon si Merkel i mbushi mendjen deputetëve...

“Vetë nuk arrita dot”, Rama tregon si Merkel i mbushi mendjen deputetëve gjermanë për Shqipërinë

325
0

 

Kryeministri Rama në konferencën e përbashkët të ministrave të Drejtësisë së Rajonit, foli për çeljen e negociatave dhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Kryeministri tha se Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat dhe se nuk ka kuptim t’i mbajnë peng qytetarët.

Rama tregoi edhe mënyrën se si kancelarja gjermane Angela Merkel i kishte mbushur mendjen deputetëve që të jepnin një “PO” për Shqipërin, ndërsa pranon se vetë e kishte të pamundur që të merrte një konfirmim pa mbështetjen e kancelares.

“Kur po bën operacion tek një trup i dikujt, duhet parë se nga cili këndvështrim e sheh, sepse shyqyr Zoti, që ka ende njerëz të mençur në Evropë, Angela Merkel është kampione e kësaj dhe ajo tha diçka që u dëgjua nga grupi parlamentar”, theksoi kryeministri, ndërkohë deklaroi se duhet parë ana pozitive dhe puna e kryer deri më tani nga Shqipëria, në bazë të kushteve që i kanë vendosur në vitet e kaluara.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Nuk u jepet kjo liri për të pëlëvizur, ndërsa me Miloshevicin mund të lëviznin, për këta miq bëhet fjalë për 100 milion njerëz që lëvizin të lirë dhe dy million vetë mbahen peng. Kështu që cfarë mund të bëhet, të vazhdojmë pra t’i bësojmë Xhafersonit, dhe të shprersojmë se fjalët e mençura të të vdekurve do të dëgjohen nga të tjerët.

E pabesuesgme ne jemi këtu së bashku prej 5 vitesh, ndoshta të gjitha vendet e rajonit janë të ulura në tryezë me një etiketim shumë frymëzues, Procesi i Berlinit. Më lejoni të them sërish se drejtësia mbi të gjitha, gjithçka ka të bëjë me drejtësinë dhe kjo na bën ne të jemi të angazhuar për këtë dashuri të vështirë që kemi me BE-në, se puna nuk është që duhet të kënaqim Parisin, Hagën, etj, por kjo ka të bëjë me shndërrimin e vendit tonë, me faktin që duhet të bëhen demokraci funksionale dhe shtete funksionale me një sistem të besueshëm dhe të paanshëm drejtësie.

Ne na duhet të vazhdojmë t’ju duam e të besojmë tek kjo martesën e jona. Britanikët kanë luksin të mendojnë divorcin pas kaq shumë vitesh. Për ne është hera e parë që e kemi ëndërruar dhe nuk e ndalon dot askënd të ketë këtë ëndërr e të martohet me atë që do.

Ne na thonë gjithmonë ju duam e duam të jemi bashkë, por duhet të vazhdoni të përmirësoheni. Vjet na thanë që keni bërë një punë fantastike, po keni ende diçka për të bërë: 57 gjyqtarë dhe prokurorë, një numër magjik nuk e dija pse ishte kjo shifër, dhe jo 58, por u tha 57. Ne shkuam përtej 57-ës, shumë më shumë se 57-a. Vettingu u bë rezolucioni ynë francez me gijotinën, çdo mëngjes në çdo televizion shqiptar të gjithë të paprekshmit hiqeshin nga sistemi. Korrupsioni për 30 vite është rritur dhe gjendet tek politikanët, autoritetet publike, por më besoni kur ju them që nuk ka të krahasuar me qarkun e të paprekshmëve që u zhbë një herë e mirë të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ata ishin pushteti i korrupsionit, që e garantonin dhe ushqenin korrupsionin. Një vit më pas nuk flasim më për 57, por më shumë se 100.

Tani cili është problemi? Tani problemi është Gjykata Kushtetuese. Kur po bën operacion tek një trup i dikujt, duhet parë se nga cili këndvështrim e sheh, sepse shyqyr Zoti, që ka ende njerëz të mençur në Evropë, Angela Merkel është kampione e kësaj dhe ajo tha diçka që u dëgjua nga grupi parlamentar. Unë e citoj: Ishim ne që i kërkuam shqiptarëve që ta pastronin sistemin, dhe a kanë faj që e pastruan sistemin dhe nuk ka gjykatë Kushtetuese, a duhet tu hedhim faj apo t’i përgëzojmë? Ne thjesht po kërkojmë të vazhdojmë një rrugëtim që do të kërkojë shumë kohë, nuk po themi të anëtarësohet. Hapi tjetër do të jetë që do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, dhe ky fakt në këtë moment tregon sukses dhe jo dështim. E them nga hera, tashmë jemi dy. Shyqyr që personi tjetër ka mundësinë ta bëjë Gjermaninë të thotë PO, unë nuk arrita dot.

Ndonjëherë të tjerët mendojnë se me këtë unë ia hedh fajin europës, por jo unë nuk ja hedh fajin europës.

Unë si një person që nuk është pjesë e europës por ka një lidhje të fortë me europën, por që unë nuk e kuptoj është që pasi Europa të hyjë në një proces, atëherë si mund të na kërkonin ne të ndalonim reformat tona sepse nuk ka sesi ne ta bënim këtë reformë pa pasur europën në krah. Nuk do t’ia kishim dalë, pse s’e kishim bërë më para. Dhe meqë ra fjala për institucionet, pse si kemi krijuar ato më parë. Natyrisht që është në sajë të mbështetjes së përheshme që kemi pasur, ndryshe si do t’i kishim vënë fre këtij korrupsioni, që ishte më e paprekshmja. Më bësoni që nuk ka asgjë tjetër. Është e padrejtë dhe nuk është as e mencur.

Unë mora Kosovën si shembull se pastaj thonë nga vjen kjo tarifë, mos po vjen më shumë se kjo ndonjë gjë tjetër, më shqetësues se kjo tarifë. Ndërkohë që ne kemi arritur në një pikë që Kosova dhe Serbia flasin me njëra-tjetrën dhe liderët po punojnë me njëri-tjetrin.