Ajo është një ndër fashion-blogere-t më të njohura në Shqipëri. Gjithmonë është mjaft e kuruar, dhe shfaqet në top formë në fotot e postuara në rrjetet sociale. Po flasim për të bukurën Armina Mevlani.
Blogerja e njohur, sot në fakt ka postuar në Instagram një foto mjaft verore në fund të kësaj stine.
E veshur me pantallona të shkurta xhins dhe me një bluzë të bardhë me pika të zeza, Armina ngjan kaq e freskët si këto ditë të para shtatori.
Në breg të detit, Armina ka vendosur një palë syze të bardha që kanë qenë mjaft në modë këtë sezon. Kurrsesi nuk mund të mungonte çanta prej kashte, dhe një kapele tipike për ditët në plazh