Vera që duhet të pini këto Krishtlindje sipas shenjës së horoskopit

Vera që duhet të pini këto Krishtlindje sipas shenjës së horoskopit

488
0

 

 

Po vijnë festat dhe Krishtlindjet e mbrëmja e ndërrimit të viteve nuk kuptohen pa një trokitje gotash. E dini cila është vera juaj sipas shenjës së Zodiakut? Lexojeni në këtë artikull…

 

Dashi

 

(21 mars- 19 prill): Malbec

 

Ky rrush është i fortë dhe me ngjyrë të purport dhe plotëson energjinë dhe besimin tuaj. Ju e shijoni shijen e pasur pikante dhe aciditetin e verës Malbec, me ose pa ushqim, por gjithmonë të shoqëruar me një bisedë të gjallë.

 

Demi

 

(20 prill- 20 maj): Pinot Noir

 

Ky rrush i kuq plot lëng kërkon kushte të veçanta për t’u rritur, por me durim dhe pasion (dy cilësi me të cilat ju jeni familjarë), mund të rezultojë në verë shumë të shijshme dhe të vecantë.

 

Binjakët

 

(21 maj- 20 qershor): Pinot Grigio

 

Personaliteti juaj i dyzuar është njëkohësisht serioz dhe social dhe shkon më së miri me këtë verë të freskët elegante të bardhë. Megjithëse e athtë dhe acidike, P.G. është po aq freskuese sa një gotë limonadë në një ditë vere.

 

Gaforrja

 

(21 qershor- 22 korrik): Riesling

 

Besnik dhe empatik, ju gjithmonë vendosni të tjerët para vetes. E meritoni një çlodhje të ëmëbël nga përgjegjësitë e pafundme që merrni mbi shpatulla dhe nuk ka më mirë se sa me këtë shije lulesh dhe molle të kësaj vere të bardhë.

 

Luani

 

(23 korrik- 22 gusht): Syrah

 

Fati ndihmon guximtarët, kështu që zemra juaj prej luani shkon me këtë verë të kuqe të fortë dhe të mbushur me tanine, e cila shoqërohet më së miri me shumicën e ushqimeve.

 

Virgjëresha

 

(23 gusht- 22 shtator): Moscato

 

 

Më e ëmbla nga të gjitha. Personaliteti juaj i ëmbël dhe i butë është aq freskues sa kjo verë e gazuar e bardhë, e cila shkon mirë me çdo gjë, që nga butakët deri tek frutat me kokrra të athta.

 

Peshorja

 

(23 shtator – 22 tetor): Lambrusco

 

Çdo gjë ka lidhje me bilancin dhe cila është mënyra më e mirë për të balancuar shkallët se sa një verë e kuqe me gaz? Jo të gjitha varietet janë të ëmbla dhe disa janë edhe të athta, duke u balancuar me shije frutash, natyrisht. Kjo verë është e njohur në tavolina ku njerëzit bëhen bashkë, kështu që mund ta përdorni në ndonjë drekë mes miqsh.

 

Akrepi

 

(23 tetor- 21 nëntor): Sauvignon Blanc

 

Ndershmëria juaj dhe integriteti tërheqin vëmendjen e njerëzve dhe e njëjta gjë mund të thuhet për këtë verë. Me pak sheqer dhe e athtë në fund, një Sauv Blanc e mirë shkon shumë me personalitetin tuaj.

 

Shigjetari

 

(22 nëntor- 21 dhjetor): Chardonnay

 

Kjo verë e bardhë e trashë dhe e plotë ju bën të buzëqeshni dhe shkon shumë mirë me sensin tuaj të humorit. Kjo lloj vere përshtatet së shumti edhe me dëshirën tuaj të madhe për aventurë. Mund t’iu rekomandojmë të pini një gotë nga kjo verë në malin që ju planifikoni të ngjiteni?

 

Bricjapi

 

(22 dhjetor- 19 janar): Cabernet Sauvignon

 

E njohur për lëkurën e trashë rrushit dhe aromën e plotë, kjo verë është ajo që iu përshtatet në mënyrë të përsosur. Shoqërojeni me një darkë klasike: biftek dhe patate dhe shijojeni se është ajo që shkon me prirjen tuaj për traditën sofistikuar.

 

Ujori

 

(20 janar- 18 shkurt): Verë Portokalli

 

Pavarësia juaj dhe të qenit ekcentrik do të thonë se keni nevojë për një verë që është e dallueshme ashtu si dhe ju. E bërë nga rrushtë e bardhë, që e kanë të paprekur lëkurën dhe që i jep verës ngjyrën e dallueshme portokalli (Orange Wine), kjo shije e athët dhe e fortë shkon me tiparin tuaj për të qenë jokonvencionalë.

 

Peshqit

 

(19 shkurt- 20 mars):Rose

 

Të dashur dhe të butë, ajo që iu shkon në mënyrë të përsosur mund të gjendet në këtë përzierje vere trëndafili (Rose). Kërkoni një varietet gjysmë të ëmbël francez të shërbyer të ftohtë, që shoqërohet shumë mirë edhe me sallata, si dhe me dhembshurinë tuaj të pafundme.