Vendimi për Dajtin, policia kontrolle në banesat e gjyqtarëve

Vendimi për Dajtin, policia kontrolle në banesat e gjyqtarëve

483
0

Kontrolle blic janë kryer mëngjesin e sotëm nga forcat e policisë në pesë banesat e tre gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin në Apelin e Krimeve të Rënda. Mesohet  se kontrollet janë kryer nga forcat speciale të policisë pas lëshimit të urdhrave të kontrollit nga Gjykata. Operacioni po zhvillohet në këto momente në tre qytete të ndryshme. Sipas policisë, këto kontrolle vijnë pas informacionit se gjyqtarët kanë abuzuar me detyrën dhe kanë dhënë vendim në kundërshtim me ligjin, në favor të Dritan Dajtit. Kështu mësohet se është kontrolluar banesa e gjyqtarit Skënder Damini, në Tiranë dhe banesa në Vlorë pranë “Ujit të Ftohtë”. Gjithashtu edhe për gjyqtarin Petrit Aliaj, janë kontrolluar banesa e tij në Sarandë dhe banesa në Tiranë. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar, për Dajtin, i cili ishte dënuar me burg përjetë duke e dënuar me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009. Procesi ndaj Dajtit zgjati rreth 10 vite, ndërsa në Shkallë të Parë u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2014. Çështja është gjykuar nga gjyqtarë, të cilët vinin nga Apelet e Rretheve. Dy gjyqtarët e Shkodrës, Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha, kanë votuar pjeserisht kunder vendimit për gjykimin e shkurtuar. Ndërsa tre gjyqtarët e tjerë, Skënder Damiani, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla, kanë pranuar gjykimin e shkurtuar duke bërë që Dritan Dajti t’i shpëtojë dënimit me burg të përjetshëm.