Vendimi i KiE, përgjigjet Balla

Vendimi i KiE, përgjigjet Balla

325
0

Sekretati i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të Këshilit të Evropës për të tërhqur vëhzguesit pak ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit.

Balla ka thënë se ekskluzivitetin për zgjedhjet në Shqipëri e ka OSBE/ODIHR. Duke iu referuar deklaratës së Bashës, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, ka thënë se janë dërdëllitje.

“Së pari, me lejo të sqaroj se Kongresi i Autoriteteve Lokale është një prej institucioneve përbërëse të KiE, por nuk është KiE, nuk bëhet fjalë fare për gjithë dërdëllitjen që sapo dëgjuan shqiptarët. Është si ai i mbyturi që kërkon të kapet pas çdo çengeli që i del para. Brenda KiE kjo javë ka qenë shumë intensive, bëhet fjalë për çështje të buxhetit, pasi ka problem prej muajsh.

Zgjedhjet në Shqipëri edhe më 2917 nuk janë monitoruar nga Kongresi i Autoriteteve Lokale. Zgjedhjet monitorohen nga OSBE/ODIHR dhe keni parë prezencë shumë aktive të drejtueses së këtij institucioni, Glover”, ka thënë Balla për News 24, duke shtuar se në këto zgjedhje ka një prezencë të shtuar të vëzhguesve.

Shperndaje