Lajme

Vendimi i FSHF: Ndeshjet e futbollit do të luhen, por pa tifozë. Te Basketbolli dhe volejbolli, kampionati është ndërprerë

By vizional

March 12, 2020

Vendimi i FSHF: Ndeshjet e futbollit do të luhen, por pa tifozë. Te Basketbolli dhe volejbolli, kampionati është ndërprerë

Të gjitha ndeshjet e parashikuara sipas kalendarit në kampionatin shqiptar të futbollit do të vazhdojnë të luhen.

Komiteti i Emergjencave i FSHF ka dalë me vendimin se kampioati do të vazhdojë, por ndeshjet e futbollit do të luhen pa tifozë.

Precedenti ndodhi ditën e djeshme kur u luajtën dy sfida të rëndësishme në Shkodër dhe në Korçë, në përballjet e Skënderbeut me Kukësin dhe Vllaznisë me Partizanin.

Federata ka vendosur vazhdimin e kampionatit në varësi edhe të situatës.

Ndërkohë, në Federatën e Basketbollit ka një tjetër vendim, kampionati i basketbollit është ndërprerë në një afat të pacaktuar. Nuk do të luhen fare ndeshje. E njejta situate edhe per Volejbollin.