Lajme

Vendimet e Komisionit të Displinës

By vizional

October 31, 2019

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vetëm para pak minutash vendimet sa i përket javës që lamë pas në futbollin shqiptar. Sa i përket dënimeve mbi ekipet e Superiores, është Bylisi ai që preket. Për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve, është marrë një ndëshkim me gjobë. Më poshtë mund të gjeni të gjitha vendimet e Komisionit të Displinës:

KF “Bylis”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 Leke.

KS “Veleçiku” në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

Lojtari i KF “Oriku”, Gonzalez Suluaga Marcelo Angel, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Mirdita”, Emiljano Bozha, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 1(një) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i KF “Tirana B”, Mario Beshiraj, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 1(një) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Zyrtari i KF “Sopoti”, Sazan Buzra, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

KF “Butrinti”, në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të mos marrjes të masave të duhura për organizimin e ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

Lojtari i KF “Akademia AAS” U-19, Klejdi Paloka, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i KF “Shkëndija DR” U-19, Erjon Tatani, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 7(shtatë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Zyrtari i KF “Akademia AAS” U-19, Arsi Lika, për sjellje të keqe ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Zyrtari i KF “Akademia AAS” U-19, Elis Dervishaj, për sjellje të keqe ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Akademia AAS” U-19, Rezart Coku, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a dhe 48/4 të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Lojtari i KF “Akademia AAS” U-19, Arif Amuli, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a dhe 48/4 të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Zyrtari i KF “Tirana” U-19, Jurgen Agolli, për sjellje të keqe ndaj lojtarit të ekipit kundërshtar, në bazë të Nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Lojtari i FK “Partizani” U-17, Erlind Qehaja, për sjellje të keqe ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4(katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Ekipi i “Internacional” U-17, për dështim në përmbushjen e përgjësive, në bazë të Nenit 64/3/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pa spektator në fushën përkatëse.

Lojtari i “Internacional” U-17, Rabjon Goga, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i “Internacional” U-17, Serxhio Tafa, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i KF “Shënkolli” U-17, Simon Simoni, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i KF “Shënkolli” u-17, Lion Vuksani, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Zyrtari i KF “Brians” U-17, Aurel Loci, për sjellje ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.