Vëllai i shefit të policisë në Gruemirë të Malësisë së Madhe, Afrim Bajrakurti ka rrëfyer në emisionin ‘Me zemër të Hapur’ në News24 si qëndron sipas tij e vërteta me vëllai e tij Berhan Bajrakurti i denoncuar se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare dhe për këtë akuzë u publikua edhe një video intime.
Afrim Bajrakurti u shpreh se në fillim edhe ai nuk e ka besuar vëllain, por më pas gjithçka është sqaruar. Ai thotë se videon e kanë vjedhur dhe e kanë publikuar për qëllime dashakeqe.
Afrim ju nuk e keni besuar vëllain tuaj në fillim?
Nuk e besuam se në Malësinë e Madhe nuk ka ndodhur kjo gjë. Unë i kam çuar ushqimin tek dera dhe se kemi takuar hiç derisa u sqarua e vërteta. Ne nuk jemi politikanë. Ne jetojmë me asistencë. Ne gjithmonë kemi votuar majtas se kemi pasur babën komunist.
Çlidhje kanë bindjet tuaja politike?
Sepse na kanë futur në politikë. Tha Basha shiko çfarë bën polici. Ky ta kishte bërë atë punë nuk ishte këtu. Morën lap topin e nipit për provë. Dorëzova dhe armën e vëllait. Vajza e vëllait nuk ka shkuar 8 ditë në shkollë. Nuk ka ardhur një strukturë e shtetit që të na thonë si është kjo punë.
Si ka dale kjo video?
Dikush e ka vjedhur për të ulur familjen. Janë armiqtë që kanë bërë këtë punë. Unë kam dashur të vij personalisht këtu.
Gjendja ne familjen e Berhamit si është?
Kanë filluar njerëzit të na flasin se e kanë kuptuar si është e vërteta. Cfarë ka bërë ky njeri kundra ligjit?