Aktualitet

Veliaj prezanton projektin e 100 lagjeve, për herë të parë një buqetë investimesh për çdo lagje

By vizional

June 26, 2019

Projekti i “100 Lagjeve” do t’i japë qytetit më shumë hapësira komunitare, kënde lojërash e terrene sportive. Nga takimi me urbanistë dhe arkitektë për hapësirat publike në Tiranë, kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj deklaroi se çdo vit do të ndërhyhet në 25 lagje dhe në fund të mandatit ky numër do të shkojë në 100. “Ajo që kemi parë është se na merr shumë kohë implementimi i projekteve ad-hoc, pra një rrugë këtu, një park këtu, një çerdhe këtu, një kopsht këtu, një kënd lojërash këtu, një ujësjellës këtu, ku disa zonave ne i kthehemi disa herë. Organizimi në nivelin e një buqete investimesh për një lagje të tërë ku i hyhet me themel si infrastrukturës nëntokësore, utiliteteve dhe infrastrukturës mbitokësore, por edhe infrastrukturës sociale, çerdhe, kopshte e kënde lodrash, ja vlen më mirë të bëhen si një buqetë sesa me disa arna që shkojnë ndër vite. Kështu që kjo është arsyeja që pse jeni larguar nga ideja e projekteve ad-hoc në idenë e projekteve paketë. Dhe një nga gjerat që do të bëjmë është që çdo vit duam që të investojmë në 25 lagje, ta bëjmë këtë me themel dhe ta bëjmë këtë nëpërmjet disa konkurseve të arkitekturës, ku të kemi atë që quhen projektet me një firmë arkitekturore që i shkon deri në fund që nga punimet industriale që janë uji, kanalizimet e deri te ato estetike dhe te arkitektura e peisazhi që ne duam të lëmë si trashëgimi në këto 100 lagje ose 25 blloqe banimi çdo vit”, tha Veliaj.