Aktualitet

Veliaj: Mezi po pres të fillojë fushata. Ja KUSH mendoj se më zëvendëson

By vizional

December 16, 2018

Erion Veliaj, konfirmoi sot tek “E djela Shqiptare” përballë Ardit Gjebreas në Klan se ai do të jetë kandidati për kryetar bashkie i socialistëve për zgjedhjet e ardhshme vendore. Edhe pse nuk e tha drejtpërdrejtë, ai iu përgjigj pyetjes sesi po e pret fushatën për 1500 ditët e mandatit të dytë. Dhe Erion Veliaj, raporton newsbomb.al, tha se mezi po e pret fushatën që të ballafaqohet me atë që është bërë në Tiranë. “Mezi e pres fushatën që unë të ballafaqohem për gjerat që kam bërë, por për të parë që të tjerët kanë alternative më të mira. Do isha shumë i lumtur nëse ka alternative të tjera që të shoh, besoj se e meritojmë të vazhdojmë punën. Ti një votim me këngën magjike me 43 vetë dhe thonë si kështu si ashtu. Mendo me votim të 1 milionë vetëve. Për këto parti që janë familjet e këtij qyteti, jemi alternativa më e mire” tha Veliaj, duke nënkuptuar kështu vijimin e punës për mandatin tjetër.

 

Duke u pyetur se kush mund të ishte zëvendësi i tij, Veliaj ia dha atributet zëvendëskryetarit të tij, Arbi Mazniku. “Nëse ndodhte diçka, qepenat nuk do mbylleshin. Eshtë Arbi Mazniku në krye të punëve” tha Veliaj.