Showbizz

Vdes në burg themeluesi i Backstreet Boys

By admin

August 23, 2016

 

Figura të njohura të muzikës pop kanë mbajtur sot nderimet e fundit për Lou Pearlman, themeluesin e dy grupeve ndërkombëtare, BackStreet Boys dhe NSync.

Ai krijoi, në vitin 1993, Backstreet Boys, duke bashkuar 5 emra të panjohur për kohën: Nick Carter, AJ McLean, Howie D, Kevin Richardson dhe Brian Littrell, të cilët më pas u bënë grupi me anëtarë meshkuj me më shumë shitje me plot 130 milionë këngë.

Më pas, Pearlman e përsëriti suksesin në 1995-n, me NSync, grup që do të dallonte Justin Timberlake e do ta ngjiste në piedestal.

Pearlman po vuante dënimin prej 25 vitesh në burg, për shkak të një mashtrimi që kapte shifrën e 300 milionë $ dhe ndërroi jetë më 21 gusht në moshën 62-vjeçare.