Vdekja klinike e Sistemit! Nga Dritan Haxhiraj

Vdekja klinike e Sistemit! Nga Dritan Haxhiraj

376
0

Mosmirënjohësit më të fuqishëm të Kombit Shqiptar, janë bashkuar.

Halli i këtyre orëve nuk është se për çfarë këta akuzohen, sistemi politikanë-pronarë mediash-gazetarucët ( këta janë kamikazët më të rrezikshëm të 31 viteve).

Por ajo që bënë përshtypje në këto orë, është se të gjithë këta bashkë kanë rrjepur popullin shqiptar me sukses.

I kanë bërë gjëmën këtij kombi me sukses.

E urrejnë popullin shqiptar.

Vetëm diçka u duhet nga, Ai.

Paraja.

Dhe për atë, pra për lekun, makinën, vilat, pronat e çfarëdo rrjedh nga leku këta janë bashkë. Në çdo redaksi TV,portalesh, shtyp i shkruar ka një grup militantësh që manipulojnë në çdo edicion lajmesh, çdo emision politik, opinionin  publik. Këtë vazhdojnë ta bëjnë edhe sot. Janë të bindur , këta të fundit se janë pararoja e ndryshimit. Duhet te jeni të bindur për një gjë. Ju nuk jeni gazetarë, ju keni qenë gjithmonë mercenarët e padronëve tuaj.

Ju jeni akoma më të rrezikshëm se këta të parët.

Ju jeni gangrena reale e propagandës.

Ju jeni Turpi i Fjalës së Lirë.

Ju jeni bashkëpunëtorë në Krim.

Ju jeni Turpi real, i Republikës së Shqipërisë.

Ka kohë, duhet të shpresojmë.

Bëni gati çantat për Migracion.

Aty u qëndisin ustallarët e Perëndimit, ata që ju urreni.

Ka kohë, drejtësia do veprojë.

Atë që i keni bërë këtij Kombi, atë djemtë e nënave të këtij Kombi do tu qëndisin.

Prisni, se tani nuk keni seriozisht më se çfarë të bëni, dhe shikoni, operacionin që Perëndimi u ka bashkuar në skenën e krimit 31- vjeçarë.

Jo agjentët anglo-amerikanë, por djemtë e nënave të Republikës së Shqipërisë.

Ka kohë, ka dhe një ndëshkim moral dhe një para drejtësisë.

Ka kohë, është Koha Jonë.