Aktualitet

Vazhdon protesta e studentëve, edhe sot bojkotojnë mësimin(Fotot)

By vizional

December 06, 2018

Studentë e Univeristetit të Mjekësisë janë mbledhur për të protestuar mëngjesin e sotëm. Pas studentëve të Universitetit të Tiranës ditën e djeshme, protestës i janë bashkuar edhe ata të Universitetit të Mjekësisë.

Studentët janë mbledhur që prej orës 08:00 duke bojkotuar kështu mësimin për t’iu bashkuar protestës. Siç është lajmëruar të rinjtë do të marshojnë drejtë ministrisë  së Arsimit, dhe do mblidhen aty rreth orës 10:00. Ulja e tarifës, heqja e taksës për provimet e mbartura si dhe përmirësimi i kushteve në konvikte janë disa nga kërkesat e studentëve.

Ndërkaq, mëngjesin e sotëm mësimin e kanë bojkotuar edhe studentë të fakulteteve të Universitetit të Tiranës.

Po ashtu protestës i janë bashkuar edhe studentë të universiteteve në rrethe si Elbasan, Durrës dhe Korçë.