Vata analizon Kombëtaren “Reja të analizojë pozicionin e tij dhe të shijojë...

Vata analizon Kombëtaren “Reja të analizojë pozicionin e tij dhe të shijojë jetën”

315
0

I ftuar në emisionin “Sport News” në “News 24”, Rudi Vata ka komentuar gjendjen e Shqipërisë në Ligën e Kombeve. Ish-kapiteni i kuqezinjve thekson se është e nevojshme që Kombëtarja të krijojë një vazhdimësi pas asaj fitoreje kundër Kazakistanit. Sipas tij djemtë e Rejas duhet të kalojnë një periudhë prej 12 ndeshjes pa humbje në mënyrë që të synojnë për një vend në Botëror apo për Europian. Sa i përket trajnerit italian që është në krye të kuqezinjve, Vata është i mendimit se Reja duhet ta rikishojë edhe njëherë pozicionin e tij pas ndeshjes me Bjellorusinë.

“Situatat kanë qenë jo të këndshme. Duhet ta mbyllim fitore. Mbas këtij edicioni, vetë Reja do ta analizojë pozicionin e tij. Mbase e ka më mirë të jetë në një vend tjetrër dhe të shijojë jetën, sepse jeta ësthë e bukur.

Kemi nundësinë nëpërmjet play-off të kualifikohemi si Maqedonia. Edhe pse më të vegjël se ne në futboll, por arritën të kualifikoheshin në Europian. Nuk mendoj se investimet te Maqedonia kanë qenë më të mëdha se ne, janë përqëndruar te tregu ballkanas për trajnerët. Kanë patur shumë vazhdimësi në dy vitet e fundit. Na intereson dhe ne sepse na duhet vazhdimësia që nga ajo ndeshje me Kazakistanin.

Të kemi të paktën 12 ndeshje radhazi pas humbje që të pretendojmë për Botëror dhe Europian. Të marrim për shembull Skocinë. Skocia kishte 12 ndeshje pa humbje, mundi Serbinë në Serbi. Nuk e humbën besimin dhe ia dolën”, ka thënë Rudi Vata