Vasili: Rama një “naziskin i ri” që kërkon të trajtojë shqiptarët si...

Vasili: Rama një “naziskin i ri” që kërkon të trajtojë shqiptarët si hebrenjtë në luftë

411
0

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat dënoi edhe një herë votën e Shqipërisë në OKB kundër SHBA-së për Jeruzalemin. Madje ai akuzoi kreyministrin Edi Rama se kishte përdorur termin çifut për hebrenjtë dhe popullin izraelit. Vasili e quajti Ramën “një naziskin i ri”, që sipas të cilit kërkon të trajtojë shqiptarët, siç u trajtuan hebrenjtë në kohë lufte. “Projekt rezoluta e paraqitur nga opozita shqiptare me votën shqiptare kundër të qeverisë shqiptare ndaj SHBA-së në OKB lidhur me Jeruzalemin. Për të gjithë opinionin e gjerë brenda dhe jashtë Shqipërisë ishte një veprim i shëmtuar anti-amerikan. Jemi terrorizuar nga gjuha e Ramës që përdori për popullin izraelit, termin çifut, term nazist kur shfaroseshin mijëra hebrenj. Ky është një naziskin i ri, dhe me këtë gjuhë kërkon të qeverisë vendin, kërkon të ndërtojë raportet me opozitën shqiptare, me SHBA-në, dhe i drejtohet popullit të respektuar mik e vëlla të Izraelit. Hebrenjtë ka qenë miq të kahershëm të shqiptarëve. Ky kryeministër me psikologji naziskine vjen sot me këtë gjuhë. I vetmi që është në vendin e kohën e gabuar në marrëdhëniet me popullin e vet dhe vendet jashtë, i vetmi njeri i shtrembër në këtë mes është vetëm kryeministri shqiptar. Kështu kërkon t’i trajtojë edhe ai shqiptarët, siç trajtoheshin hebrenjtë në kohë lufte,” tha Vasili.