Vasili: Programi ynë garanton hapjen e 100 mijë vendeve të reja pune

Vasili: Programi ynë garanton hapjen e 100 mijë vendeve të reja pune

360
0

Lëvizja Socialiste për Integrim(LSI) organizoi një takim me të rinjtë e forumit rinor në Njësinë administrative nr. 9 në Bashkinë e Tiranës. I pranishëm në takim, kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ndërsa evidentoi punësimin dhe arsimimin e të rinjve si një nga problematikat kryesore, theksoi se programimi elektoral i LSI-së parashikon një punësim real për të rinjtë dhe garanton hapjen e 100 mijë vendeve të reja të punës. “LSI premton ato që realizon dhe ka një premtim shumë të madh dhe shumë të rëndësishëm: në katër vitet që vijnë, nën drejtimin e LSI-së forcë e parë, 100 mije punësime për të rinjtë, nje kjo që nuk është realizuar kurrë në Shqipëri. Vetëm turizmi ka një potencial të programuar nga ne për të realizuar 35 mije të rinj të punësuar. Bujqësia ka një potencial që realizohet brenda 4 vjetëve nga ne për 25 mije të punësuar. Infrastruktura ka një potencial plotësisht të arritshëm, për 25 mije dhe 15 mije të tjerë janë në sektorin shumë të rëndësishëm të shërbimeve, informatikës, shërbimeve juridike. Pra, 100 mije vende pune për të rinj është një objektiv i qartë, i menduar mirë dhe që do të realizohet në drejtimin e LSI-së në katër vitet që vijnë”, theksoi kryetari Vasili duke shtuar se kjo mbështetje që LSI i jep të rinjve është edhe një nga arsyet kryesore se përse LSI do të dale forcë e parë në zgjedhjet parlamentare”, tha VAsili. Kjo është forca jonë, vijoi ai, prandaj dhe bindja dhe objektivi ynë është vetëm një: LSI forcë e parë! Kjo rrugë pa kthim e jona, ky objektiv pa kthim i yni, ka startuar prej ditësh po tani kërkon sprintin final, shpejtësinë maksimale dhe deri në 25 qershor duhet të mos na zërë gjumi, duhet të flemë me merakun se si e ç’bëmë sot, ç’bëmë gjatë gjithë orës e si kontribuuam ditën e sotme e të nesërme deri më 25 qershor, që LSI të jetë forcë e parë”,- nënvizoi Kryetari i LSI-së.