Varianti ‘Omicron’ i Covid-19, flet epidemiologu Alimehmeti: Viruset evoluojnë natyrisht drejt transmetueshmërisë...

Varianti ‘Omicron’ i Covid-19, flet epidemiologu Alimehmeti: Viruset evoluojnë natyrisht drejt transmetueshmërisë më të lartë dhe rrezikshmërisë më të ulët

316
0

Varianti Omicron i Covid-19 duket se po përhapet në shumë shtete, edhe pse rastet e raportuara, janë minimale. Në disa vende europiane janë identifikuar pacientë të prekur nga mutacioni që ka pësuar Covid, por që kryesisht pacientët kanë pasur kontakte apo kanë udhëtuar nga Afrika.

Në një postim në rrjetet sociale, epidemiologu Ilir Alimehmeti shkruan se shoqata Mjekësore e Afrikës së Jugut informon se deri tani varianti Omicron shkakton simptoma të lehta!

“Shumë zhurmë për asgjë? Le të presim. Shumë shpejt do ta marrim vesh me siguri. Viruset evoluojnë natyrisht drejt transmetueshmërisë më të lartë dhe rrezikshmërisë më të ulët”, shkruan Alimehmeti.