Bota

Varianti Delta çon Kinën në “lockdown” ; Çfarë po ndodh në vendin që filloi pandemia

By vizional

August 03, 2021

Kanë mjaftuar vetëm 55 raste të reja të infektuar me Covid 19,dhe kaq ka mjaftuar që Kina të rikthehet sërish në izolim total.

Varianti i ri Delta është përhapur në 20 qytete dhe mbi 12 provinca dhe sipas raportimeve rrezikon edhe njerëzit që i kanë marrë të dy dozat e vaksinës.

Bashkitë në të gjithë vendin, përfshirë dhe në Pekin kanë rinisur testimin e miliona qytetarëve dhe çdo rast pozitiv izolohet së bashku me rrethin e familjarëve dhe njerëzit që ka pasur kontakt të afërt. Në Pekin i gjithë transporti publik është pezulluar, ndërkohë që hotelet kanë mbyllur dyert për vizitorët, ndonëse ndodhemi në pikun e sezonit të verës.