Aktualitet

Vargjet rrënqethëse të Çun Lajçit për tërmetin kthehen në këngë nga Arif Vladi dhe Kastriot Tusha

By admin

December 07, 2019

Një ditë pas tërmetit të datës 26 nëntor aktori i njohur shqiptar Çun Lajçi i kushtoi disa vargje rrënqëthese për atë çfarë përjetuan shqiptarët.

Dhe këto vargje sa rrënqethese aq dhe domethënëse janë materializur në këngë nga nga tenori i njohur Kastriot Tusha dhe këngëtari tjetër i muzikës popullore Arif Vladi.

Të ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24” tenori i mirënjohur, Kastriot Tusha, ka treguar emocionet që ka përjetuar nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit, ku shumë qytetarë ndërruan jetë dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur dhe pa shtëpi. Për këtë, ai së bashku me artistët e tjerë ka menduar që të organizojnë një koncert bamirësie gjatë fundjavës në Austri dhe në Zvicër dhe të ardhurat e grumbulluara të t’i shpërndajnë tek familjet në nevojë.