Lajme

Varfëria ekstreme e familjes në Berat, e vetme dhe me dy fëmijë nëna bën apel për ndihmë: Kam vetëm 20 lekë për bukë

By vizional

July 06, 2019

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në Neës 24 ka transmetuar këtë të premte historinë e Edlirës me dy fëmijë jetimë në qytetin e Beratit. Edlira tashmë pa bashkëshort dhe e papunë shtyn ditët në varfëri ekstreme bashkë me fëmijët e saj të mitur. Ajo tregon historinë e saj.

 

“Unë jam Edlira Alimetaj, në vitin 2008 jam martuar, jam nga një fshat i Dardhës, vij nga një familje shumë e varfër. Babin e kishin invalid. Kur u martova kam emigruar në Greqi. Pas një viti me lindi vajza, në vitin 2010 lindi djali. Pas tre vitesh me ndërron jetë bashkëshorti. Ai sëmur dhe vdiq. Jam kthyer me fëmijët e vegjël në Shqipëri. U ktheva përsëri në fshat në Dardhë, jetova për tre vite. Fëmijët u rritën doja tu mundësoja diçka më ndryshe sesa ajo që ofronte fshati. Doja që ata të shkonin në kopësht në shkollë. Mora një banesë më qira, fillova punë, mungoja edhe në punë kur më sëmureshin.

 

Edlira thotë se është dorëzuar dhe se nuk mund ta përballojë dot jetën në këto kushte që gjendet pa ndihmën e askujt. E papunë prej muajsh, ajo rrezikon të mbetet në mes të katër rrugëve e pa strehë pasi nuk ka para për të paguar qiranë e banesës

 

“Po bëj 8 vite jam dorëzuar tashmë nuk e përballoj dot më nuk e di çfarë do bëj, kam vuajtur shumë, kam tentuar edhe të vetëvritem por për shkak të fëmijëve jam bërë e fortë, më thonin njerëzit çoi në jetimore. Nëse do ta bëja këtë nuk do doja të jetoja më. Kurrë nuk do ta bëj, do vdes më gjithë fëmijët, nuk mund t’i lë ata. Vetëm ata më kanë mbajtur gjallë. Kam qenë vetëm 24 vjeç kur ngela vetëm me fëmijët e vegjël.

 

Kemi ngelur shumë herë pa lekë, jo vetëm një herë, kam pasur vetëm 20 lekë, u thashë fëmijëve shkoni merrni dy simite të vogla që kushtojnë 10 lekë secila. Ju mjaftojnë. Po ti më pyetën? Unë nuk dua u thashë, jo më thanë as ne nuk do hamë, fjetën pa ngrënë. Jeta nuk përballohet është shumë e vështirë.

 

Djali i vogël i Edlirës në lot thotë para kamerës: unë i kërkoj bukë mamit, ajo thotë nuk kam! Unë rri në shtëpi, motra është sëmurë…

 

Vajza e vogël e Edlirës: mua më mungon shtëpia ime, veshjet, lodrat që të luaj…

 

Edlira: fëmijët i kam në klasë të katërt dhe në klasë të dytë, për bukë na ndihmon komshia këtu, na sjell ushqime për të ngrënë na blen bukën, më vjen zot t’i pranoj por nuk kam çfarë të bëj.

 

Edlira e ka provuar disa herë të punoj në rrobaqepësi por fëmijët e sëmurë shpesh herë e detyronin që ajo të mungonte.

 

“E kam provuar të gjej punë në rrobaqepësi, por edhe më kanë pushuar nga puna pasi mungoja për shkak të fëmijëve. Prej disa muajsh nuk po punoj më pasi vajza ka pasur problem shëndetësore, ka probleme me veshkat. Nuk e përballoj dot të blej ilaçe, të blej ushqime, nuk e di. Merrja shumë herë lejë, pastaj më thanë më mirë rri në shtëpi mos eja më në punë. Qaja shumë, nuk më zinte gjumi, çdo natë qaj nga mërzitja. Vetëm për rata fëmijë jetoj asgjë tjetër, nuk kanë qenë kurrë të lumtur, nuk dua që ata të vuajnë kështu, vjen ajo e qirasë trembën thonë që ajo teta do lekët. Nuk e kam paguar pasi nuk jam në punë. Jam e papunë nuk e di sa do më presë ajo e shtëpisë. Nuk e di ku mund të përfundoj

 

Nuk e dija që jeta do më sillte këto gjera të papritura, e kisha menduar shumë ndryshe. Jeta të përplas me sfida shumë të forta. Më saktë nuk dua të jetoj por për fëmijët do duroj. Jam 32 vjeç. Ka momente që edhe lodhem shumë, bëhem shumë keq them o Zot më merr pastaj mendoj për fëmijët, them do jetoj për ata