
Një grua e varur nga këpucët, e cila e shpërnguli koleksionin e saj me vlerë 25,000 paundë nga Londra në Skoci, tregon se vesh taka dhe tani që punon nga shtëpia.
Katie Porter, 51 vjeç, ka një nga koleksionet më të mëdha të këpucëve në Britani, me më shumë se 500 palë këpuë në dollap. Ato variojnë nga marka luksi si Alexander McQueen dhe Vivienne Ëestëood te këpucë më të thjeshta.
Mamaja e një fëmije kaloi një javë duke paketuar këpucët e saj për shpërnguljen nga Londra në Skoci dhe madje fali dhe disa mobilje në mënyrë që këpucët e saj të kishin vend në kamion.
Ajo tregon se nuk mund ta nisë ditën pa veshur këpucë dhe këtë e bën edhe tani që është duke punuar nga shtëpia.