Kryebashkiakut socialist të Durrësit, Vangjush Dako i është anulluar viza amerikane. Dako është parë në radhën e aplikuesve për vizë në ambasadë në ditët kur ambasadori Lu shpërtheu në deklaratat e tij të forta për familjet dhe klanet mafioze, raporton Lapsi.al. Ende nuk dihen motivet e anulimit të vizës për Dakon dhe familjarët e tij nga ambasada amerikane në Tiranë. Emri i Vangjush Dakos është përmendur në një investigim të BIRN se ai ka ndikuar për lirimin e shpejtë nga burgu të Lulzim Berishës. Deri më tani janë raportuar gjyqtarë dhe prokurorë që nuk u jepet viza për në SHBA dhe është hera e para që i anulohet viza një zyrtari të rëndësishëm lokal. Gjithsesi lajmi pritet të konfirmohet zyrtarisht, pasi informacioni u referohet burimeve diplomatike./Lapsi/