Tirana përforcon mbrojtjen me një emër të njohur të futbollit shqiptar si Kristi Vangjeli. Sipas “Supersport”, palët kanë rënë dakord për të gjitha detajet e kontratës dhe futbollisti korçar do vihet nën urdhrat e trajnerit Mema më datë 24 gusht.
Momentalisht 33-vjeçari ndodhet në Austriali, ku aktivizohet prej një muaji e gjysmë me Adelaide Olimpik. Fillimisht përflitej se Vangjeli do të rikthehej te Skënderbeu për sezonin e ri, por vendimi i “CAS” për të mbajtur në fuqi e pezullimin e dhënë nga UEFA prishi planet e të dyja palëve.
Afrimi i Vangjelit te skuadra bardheblu krijon një “problem luksi” për trajnerin Mema, i cili do i duhet të zgjedhë midis ish-futbollistit të kombëtares, të riut Albi Doka dhe një lojtari me eksperiencë në Kategorinë Superiore si Dorian Kërçiku.