Valoni tha se pëlqen Beniadën, por po gjuan Einxhel

Valoni tha se pëlqen Beniadën, por po gjuan Einxhel

241
0

Këngëtari Valon Shehu ishte hyrja më e re në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ai u shpreh që në fillim se ka shumë simpati për Beniadën, por sot ka nisur të flirtojë edhe me Einxhel, për të cilën pranoi se e tërheq goxha fizikisht.

“Ti nuk është se nuk më tërheq, e mirë po, e gjatë po, trupin dhe fytyrën e mirë, njeri i mirë më dukesh, shikimin e ëmbël po. Ke potencial”, – i tha ai moderatores gjatë një bisede sot.

Einxhel e falenderoi dhe duket se i pëlqeu këto komplimenta.

Valoni theksoi me hyrjen e tij në spektakël se është beqar dhe nuk dashuron askënd, ndaj mesa duket është i hapur për ndonjë raport përtej miqësisë në shtëpinë e Big Brother.