Aktualitet

Valëviti flamurin shqiptar, Mali i Zi dëbon dhe gjobit 64-vjeçarin nga Shkodra

By vizional

November 17, 2019

Policia në Tivar paraqiti kërkesë për fillimin e procedurave ndaj shtetasit Irfan Domnori, 64-vjeç, nga Shkodra, njofton Drejtoria e Policisë e Malit të Zi, trasnmeton Ulqini Online.

Shtetasi nga Shqipëria është dënuar me gjobë prej 300 eurosh, si dhe masën e dëbimit nga teritori i Malit të Zi me kohëzgjatje prej një muaji.

”Irfan Domnori dje, në të XIII-in vit jubilar të Ditës së gështenjës ka prishur ligjin dhe rendin duke valëvitur flamurin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se dje në Ostros të Krajës u mbajt ”Dita e geshtenjës” një manifestim tashmë tradicional ku morës pjesë një numër i madh qytetarëve nga Ulqini, Ana e Malit, Shkodra, Tuzi por edhe më gjërë.