Bota

“Vaksinohu nëse do të futesh në bare dhe restorante”, pas vendimit të Macron, “shpërthejnë” protestat në Francë

By vizional

July 15, 2021

Mijëra protestues kanë dalë në rrugë pas vedimit të qeverisë fracezë se punonjësit e shëndetit do të vaksinohen me detyrim dhe që dikush të shkojë në vende publike, si lokale apo restorante duhet të jetë i vaksinuar.

Protesta filloi mëngjesin e djeshme dhe vijon edhe sot nën thirrjen “diktaturë”. Mediat e huaja bëjnë me dije se protestuesit janë përplasur me policinë, ndërsa kjo e fundit ka hedhur gaz lotësjellës për t’i shpërndarë.

Kujtojmë që protesta shpërtheu pas vendimit që prezantoi presidenti Emmanuel Macron duke thënë se për të parandalaur përhapjen e Covid do bëhet i detyrueshëm vaksinimi i punonjësve të shëndetit dhe se për të vizituar vendet publike duke të jesh i vaksinar dhe që do të lejohen vetëm ata që kanë kartën e vaksinimit kundër Covid-19.