Vaksina e katërt shumë afër miratimit në BE, cili është avantazhi ndaj...

Vaksina e katërt shumë afër miratimit në BE, cili është avantazhi ndaj Pfizer, Astra Zeneca dhe Moderna

342
0

Një tjetër prodhuese vaksinash ka aplikuar pranë Agjencisë Europiane të Barnave për të marrë autorizimin për përdorimin e  saj në vendet e Europës.

Bëhet fjalë për kompaninë farmaceutike amerikane Johnson & Johnson për të cilen pritet të ketë vendim deri në mes të marsit.

Po cili është avantazhi ndaj vaksinave të tjera?

Vaksina e Johnson dhe Johnson ka një avantazh ndaj tri vaksinave të lejuara tashmë në BE. Sipas ekspertëve, në ndryshim nga produktet e Biontech/Pfizer-it, Moderna-s dhe Astra Zeneca-s, një dozë është e mjaftueshme për imunizim.

Gjithsesi ajo është më pak efektive se të tjerat, pasi sipas prodhuesit, vaksina ka një efektshmëri prej 66 përqind. Magazinimi dhe transporti janë gjithashtu më të lehta.

Presidentja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen ka deklaruar se Komisioni do të japë lejen e përdorimit sapo të ketë një vlerësim pozitiv shkencor të EMA-s.

Komisioni i BE ka porositur 200 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson