
Një britanike u shokua kur zbuloi se telefoni i saj iPhone 8 punonte akoma, 2 muaj pasi i kishte rënë në lum.
Thayse Bussolo-Vieira, 29 vjeç, bëri një xhiro pranë një lumi në shkurt dhe teksa u afrua të ushqente patat, asaj i ra telefoni nga xhepi në ujë.
Ajo u kthye në të njëjtin vend ditën e djeshme me të fejuarin e saj dhe gjeti telefonin në fund të liqënit.
Ata e nxorrën atë me anë të një shkopi dhe u habitën tej mase kur zbuluan se telefoni ende punonte.
E gjitha që u desh ishte karikimi dhe vendosja në oriz.