Vajza ishte lodhur me shakatë e të dashurit, merr hak dhe i mbulon të gjithë shtëpinë me letra alumini

Një vajzë, e cila ishte e lodhur nga shakatë që i dashuri i saj i bënte vendsoi të merrte hak, kur ai nuk ndodhej në shtëpi.

Kështu sapo djali doli nga shtëpia ajo nisi planin e saj, mbulimin e të gjithë shtëpisë së tij me letër alumini.

Madeline Mai- Davies, 18 vjeç, tregoi në rrjete sociale se si ajo shpenzoi të gjithë mëngjesin duke mbuluar çdo cep të shtëpisë së tij me letra alumini.

Ajo mbuloi krevatin, perdet, karriget, kolltuqet dhe madje dhe muret.

Rezultatin ajo e postoi në rrjete sociale ku dhe mori shumë komente. Disa prej tyre ama nuk besuan në vërtetësinë e rrengut, duke pyetur pse djali kishte dalë gjithë ditën kur bota është në karantinë.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *