Vajza e vogël nisi të marrë kokoshkat e princ Harry-t, sjellja e...

Vajza e vogël nisi të marrë kokoshkat e princ Harry-t, sjellja e tij i ka mahnitur të gjithë

325
0

Nëse je ulur afër një anëtari të familjes mbretërore britanike, mendohet që duhet të mbash një farë qëndrimi, të tregohesh e sjellshme dhe mos të vjedhësh kurrë kokoshka. Një vajzë e vogël nuk e ka pasur fare idenë e këtyre rregullave, shkruan hellogiggles që, si shumë media të tjera ka publikuar foto dhe video nga një ngjarje vërtet shumë e kondshme e ndodhur mbrëmë, gjatë Invictus Games, aktivitet sportiv me sportistë paralimpikë i krijuar nga Princ Harry.

Ajo ka vazhduar t’i marrë kokoshka Harry-t nga koshi i tij dhe reagimi i tij kur e ka parë është i papërsëritshëm. Vajza dy vjeçe, Emily Henson, bijë e atletit paralimpik Dave Henson, ishte ulur te e ëma, Hayley ngjitur me Princ Harry-n. Në fillim ai as nuk e vuri re teksa ishte duke biseduar me një burrë që kishte afër në anën tjetër, ndërkohë vajza nuk ndalej. Kokoshkat e princit me siguri kanë qenë të shijshme.

 Kur e pa ai e tërhoqi një herë koshin dhe pastaj vendosi t’i ndante kokoshkat. Fytyra e vajzës është e parezistueshme.