Marina Fara nuk ka ndërmend të ndalojë. Ajo ka pushtuar mediat rozë më fotot provokuese që poston në internet.
Kurrë nuk ishte shprehur për komentet apo dhe kritikat që e shoqërojnë teksa shpalos hiret në rrjetet sociale, duke i vënë asaj epitete nga më të ndryshmet. Por së fundi, vajza e këngëtares Eli Fara ka vendosur të thyejë heshtjen duke folur për disa tema të jetës së saj. Ndër të tjera, juristja ka rrëfyer për revistën “Story” se për format e trupit kujdeset duke u ushtruar.
“Mundohem të merrem sa më shumë me palestër, kryesisht për të qëndruar e shëndetshme, dhe më pas për të mbajtur trupin në formë. Trajtimet që kam ndjekur pothuajse rregullisht janë masazhet e ndryshme”.
Ndërsa për të pasmet bombastike Marina Fara lë të kuptohet se nuk i ka operacion siç aludohet shpesh nga publiku.
“Të pasmet janë armë e çdo njeriu, jo vetëm e imja sepse populli ynë thotë për punë të vështira duhen të pasme. Por ndonjë sekret nuk kam përveç këshillat e instruktorëve ndërsa ushtrohem”, përfundon vajza e Eli Farës.