Vajza e Artur Zhejit që do dalë përballë Matteo Salvini-t

Vajza e Artur Zhejit që do dalë përballë Matteo Salvini-t

1481
0

Geri Ballo e lindur në Tiranë, është vajza e gazetarit të njohur Artur Zheji. E diplomuar në Torino me një diplomë Master, ajo ka punuar në fushën e diplomacisë dhe merret me integrimin, minoritetet dhe Jugun. Përveç specializimeve në Politikat Evropiane, për 6 vjet ajo a ndjekur karrierën diplomatike në Ambasadën Shqiptare në Itali.

Dhe tani do të përballet me minstrin e Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini.

Geri Ballo është zgjedhur nga PD italiane në jug të vendit, për të kandiduar përballë partisë së minisitrit të Brendshëm, Mateo Salvini, Lega Nord, për zgjedhjet e parlamentit europian.

Kandidimi i saj është shoqëruar me një valë sulmesh në rrjetet sociale, për shkak se 34-vjecarja, e cila ka mbërritur në Itali që në vitet 90 ka dalë hapur kundër Salvinit.

Në një intervistë për mediat italiane, Geri Ballo ka shprehur hapur se është e kundërta e Matteo Salvinit.

“Në Itali mbërrita në fund të viteve ’90, isha 11 vjeçe. Lega Nord bënte manifestime ku kriminalizoheshin shqiptarët dhe kjo më lëndoi. Nuk kam për ta harruar. Historia ime si një fëmijë emigranti, një e diplomuar në marrëdhëniet ndërkombëtare, që flet për mua dhe është historia e shumë të tjerëve. Unë nuk kam frikë nga një konfrontim me Salvinin dhe në përgjithësi me këdo. Por unë do të doja t’i thosha Salvinit: të largohet nga gjuha e dhunshme, e atyre që gjithmonë kërkojnë armikun”.

Ndërsa për sulmet nëpër rrjetet sociale Ballo ka thënë se po iu përgjigjet duke takuar sa më shumë njerëz dhe duke u treguar atyre për jetën e saj.