Lajme

Vaji i ullirit edhe si antioksidante

By vizional

September 22, 2019

Përderisa po hymë në sezonat ku duhet të kujdesemi për lëkurën dhe fytyrën tonë në mënyrë që mos të na thahet, të gjithë jemi duke e kërkuar atë produkt që do na bëjë lëkurën të shkëlqyeshme.

Çfarë thonë ekspertët për përdorimin e vajit të ullirit në lëkurën tuaj?

Verdikti i ekspertëve kur flitet për përdorimin e vajit të ullirit është i përzier. Përderisa vaji i ullirit në përgjithësi është shumë i sigurt, edhe në përdorim të lëkurës.

Mirëpo për personat të cilët kanë lëkurë tejet të ndjeshme apo edhe ndonjë problem dhe sëmundje me lëkurë, përdorimi i vajit i ullirit vetëm sa e përkeqëson atë, raporton “GoodHouskeep”, transmeton lajmi.net.

Nëse tentoni ta trajtoni lëkurën e thatë me vaj të ullirit atëherë jeni duke bërë gabim, këtë e thonë ekspertët.

Për të trajtuar lëkurën e thatë sensitive, duhet të përdorni antioksidantë që përbëhen nga bima e vajit të ullirit, ky produkt  ndihmon shumë në trajtimin e lëkurës sensitive dhe të thatë. Vaji i ullirit sjell shumë përfitime shëndetësore, e sidomos për lëkurën tuaj.

Vaji i ullirit mund të konsiderohet si antioksidantë dhe të përdorët për për parandalimin e plakjes dhe kur keni përjetuar dëme nga dielli.