Ushtronte lojërat e fatit në një lokal me qera, procedohet penalisht 36...

Ushtronte lojërat e fatit në një lokal me qera, procedohet penalisht 36 vjeçari

349
0

 

 

Policia ka proceduar në gjendje të lirë një 36 vjeçar në Klos i cili është kapur duke ushtruar aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

 

 

36 vjeçari kishte marrë një lokal me qira ku dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 njësi kompjuterike, 7 monitor dhe 1 telefon.

 

Njoftimi i policisë:

Klos/ Mat

Vijojnë kontrollet në të gjithë Qarkun e Dibrës për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

 

Procedohet penalisht 1 shtetas për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”

 

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 njësi kompjuterike, 7 monitor dhe 1 telefon.

 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, proceduan në gjendje të lirë shtetasin:

 

E.H, 36 vjeç, banues në Klos.

 

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në qytetin e Klosit në një lokal të marrë me qira nga ana e tij, policia ka konstatuar se ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

 

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë Qarkun deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që tenton të ushtrojë këtë aktivitet anti-ligjor.

 

Policia e Dibrës fton qytetarët të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.