Ushtria greke në Othonoi, gjeneral Ahmetaj i kujton grekëve Marrëveshjen e Uashingtonit

Ushtria greke në Othonoi, gjeneral Ahmetaj i kujton grekëve Marrëveshjen e Uashingtonit

9
0

Gjeneral Piro Ahmetaj ka përforcuar sot mendimin e tij lidhur me të drejtën e zgjerimit të Greqisë në ujërat terroriale dhe lajmin, nëse do të rezultonte i vërtetë, për prezencën e forcave ushtarake greke në Othonoi, në ishullin përballë Shqipërisë, një vendi anëtar të NATO-s.

Ahmetaj shkruan sot në rrjetet sociale: “Përtej të drejtës se medias për “temperaturën e titujve” duhet të qartësoj:

  1. Besoj dhe uroj që të jenë “të pavërteta” qoftë: (a) planifikimi për të rritur prezencën në Othonoi;qoftë (b) edhe citimi nga gazeta “TA NEA” i Kryeministrit Mitsotakis se “vendi i tij fillimisht do të zgjerojë 12 milje, sipërfaqen e ujërave territoriale dhe më pas të shkojë në gjykatë!”
  2. Ndërsa nësë çdo shtet mundet të bëjë “ç’të dojë në tokat e veta!”, nënvizoj se kjo i takon një qasje që Greqia në 1952 dhe Shqipëria në 2009 e kanë lenë pas me kohë dhe me vakt!
  3. Në të kundert, masat e mirëbesimit reciprok; largësitë e vendosjes së kapaciteteve; rritja e prezencës dhe stërvitjet ushtarake, etj në kufijtë ndërshteterore janë në themelet e Marreveshjes së Washingtonit si dhe të mirë-përcaktuara në direktivat e miratuara nga të gjitha vendet e NATO-s!
loading...