Aktualitet

Ushtria del në rrugë, ngre Post Blloqe kudo, gjobë kush shkel vetë-karantinimin

By vizional

March 11, 2020

Nisur nga dita e nesërme, Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit do të dalë në rrugë për të kontrolluar të gjithë njerëzit që kanë ardhur së fundmi nga Italia.

 

Në të gjitha pikat kyçe të vendit, në qytete dhe lagje, do të vendosen Post Blloqe për të kontrolluar nëse të gjithë të ardhurit nga Italia, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë për të qëndruar të izoluar për 14 ditë.

 

Mësohet se Policia e Shtetit është perimetri i parë, dhe nëse personat e verifikuar shkelin periudhën kohore të vetë-karantinimit. Nëse personi nuk i ka respektuar rregullat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë do të merret për t’u izoluar me forcë nga ana e Ushtrisë. Kush e thyen vetëkarantinimin do të penalizohet me gjobë.

 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.