Aktualitet

Ushtria britanike rrethon Parlamentin

By vizional

May 24, 2017

Ushtria britanike po përgatitet sot të vendoset rreth Parlamentit, pas vendosjes së vendit në alarm maksimal terrorist, njoftoi një burim policor. Kryeministrja Theresa May kishte njoftuar një ditë më parë se ushtarakët do të përforcojnë patrullat e policisë në zonat strategjike, pas atentatit në Mançester që shkaktoi vdekjen e 22 personave dhe 59 të plagosur të hënën në mbrëmje.