Ushtarët zviceranë këndojnë “Xhamadani vija-vija”, por iu ndodh ajo që nuk pritej...

Ushtarët zviceranë këndojnë “Xhamadani vija-vija”, por iu ndodh ajo që nuk pritej (Videoja bëhet hit)

526
0

Një video që po kthehet në hit në rrjetet sociale duket se do iu kushtojë shumë ushtarëve zviceranë dhe atyre shqiptarë, që shërbejnë në Zvicër. Në video shfaqen disa ushtarë, të cilët këndojnë këngën “Xhamadani vija vija”, teksa udhëtojnë me një makinë. Sipas medieve të huaja, kjo këngë është himni jozyrtar i Shqipërisë së Madhe. “Kënga ka të bëjë me unitetin midis Shqipërisë dhe Kosovës. Të bashkuar me xhaketën, Xhamadan. Kënga është himni jo zyrtar i shqiptarëve”, thuhet në gazetën “Blick”. Për këtë video, në ushtrinë e Zvicrës tani kanë nisur hetimet. Zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Reist, ka thënë se kanë nisur hetimet, por ende nuk ka asnjë informacion rreth qarkullimit të kësaj videoje.