Ushtarët amerikanë ‘pushtojnë’ gabimisht fabrikën në Bullgari, Ambasada amerikane kërkon falje ndaj...

Ushtarët amerikanë ‘pushtojnë’ gabimisht fabrikën në Bullgari, Ambasada amerikane kërkon falje ndaj kompanisë dhe punonjësve, pronari i dërgon në gjyq

317
0

Një indicent i pazakontë ka ndodhur në një fabrikë në Bullgari e cila u pushtua gabimisht nga disa ushtarë amerikanë.

Ushtarët e Brigadës 173 Ajrore të cilët ishin pjesë e stërvitjes “Swift Response 21”, ishin duke kryer trajnime në bazën ajrore të Cheshnegirovo pak ditë me parë kur gabimisht u futën në fabrikë dhe gjithçka u filmua edhe nga kamerat e sigurisë.

Pas incidentit që alarmoi punonjësit, pronari i kompanisë e ka dërguar çështjen në gjykatë. Ndërkohë, Ambasada amerikane në Bullgari, më anë të një njoftimi për shtyp, i kërkoi falje drejtuesve të kompanisë dhe punëtorëve të saj.

Trajnimi nisi nga baza ajrore Papa në Hungari, ku ushtarët fluturuan me një avion C-17 Globemaster III drejt Bullgarisë. Më pas, ata kontrolluan disa ndërtesa para se të mbërrinin edhe në fabrikë, ku menduan se ishte pjesë e bazës ajrore, sipas ambasadës amerikane, e cila theksoi se ushtarët nuk qëlluan asnjëherë gjatë këtij trajnimi.