Ushqimet që shkaktojnë probleme me pagjumësinë

Ushqimet që shkaktojnë probleme me pagjumësinë

373
0

Nëse jeni një nga ata persona që kanë probleme të vazhdueshme me pagjumësinë, atëherë fajin mund ta kenë disa ushqime dhe pije të caktuara.

Mungesa e gjumit ka pasoja të dëmshme për shëndetin tuaj fizik dhe psikik. Çrregullimet e gjumitmund të shkaktojnë depresion, stres, problem me zemër, dhe problem të tjera psikike. Më poshtë janë disa nga ushqimet qe duhet t’i shmangni për të përmirësuar kualitetin e gjumit:

 

  • Kafeja- Sigurisht keni informacione se kafeja dhe pijet e tjera që përmbajnë kafeinë, janë një faktor kyç, që shkaktojnë pagjumësi.
  • Mishi i kuq- Ky lloj mishi merr shumë kohë deri sa tw tretet, prandaj e gjithë energjia dhe qarkullimi i gjakut duhet të fokusohet në tretjen e tij. Ky proces i tretjes pengon relaksimin e trurit dhe rrjedhimisht ju nuk do të mund të bëni gjumë të qetë.
  • Alkooli- Nëse vendosni të konsumoni alkool përpara se të flini kjo do t’iu kushtojë me pagjumësi. Alkooli prishë balancin e gjumit dhe si pasojë ju do të bëni gjumë të çrregullt dhe nuk do të merrni mjaftueshëm orë gjumi.
  • Ëmbëlsirat- Të hani diçka të ëmbël gjatë natës mund të tingëllojë shumë joshëse, mirëpo kjo mund të jetë arsyeja që gjatë natës ju nuk do të mund të fleni. Produktet ,që përmabjnë sheqer artificial i japin trupit energji dhe truri juaj nuk do të arrijë të pushojë mjaftueshëm.
  • Ushqimet pikante- Këto ushqime mund të jenë arsyeja se ju nuk po arrini të fleni mirë gjatë natës. Nëse vendosni ta shmangni përdorimin e tyre, dhe në vend të tyre të konsumoni një vakt më të lehtë atëherë do të vëreni se do të bëni gjumë më të mirë.