URREJTJA NUK I SHPIE ASNJËHERE QYTETARËT DHE KOMBET PËRPARA!

URREJTJA NUK I SHPIE ASNJËHERE QYTETARËT DHE KOMBET PËRPARA!

395
0

Barazia, respekti dhe pranimi i vlerave të përbashkëta të të gjithë qytetarëve janë bazat e zhvillimit të një vendi të qytetëruar! Rrjetet dhe organizatat e shoqërisë civile, nënshkruese të kësaj deklarate publike, janë njohur sot nga mediat kryesore dhe portalet online në Shqipëri, me deklaratat e bëra gjatë ditëve të fundit, nga disa deputetë dhe politikanë të djathtë dhe të qendrës së majtë në Shqipëri në lidhje me komunitetin LGBTI. Qendrimet e tyre janë bazuar tek abuzimi që i është bërë informacionit publik dhe fotove të ndara nga vetë organizatat që punojnë për të drejtat e komunitetit LGBTI në Shqipëri, ku shfaqen momente nga seancat informuese që ato kanë mbajtur me të rinj e të reja në disa gjimnaze në Tiranë, për t’i informuar të rinjtë mbi fenomenet më negative të shoqërisë si bulizmi, dhuna dhe diskriminimi, e si mund të mbrohen nga to. Nuk ka qëlluar asnjëhere më parë në Shqipëri që të ketë një shprehje kaq të hapur të urrejtjes dhe diskriminimit kundër një grupi të vetëm shoqëror sesa ndaj komunitetit LGBTI! Shqipëria ka probleme serioze me respektin për të drejtat e njeriut, por nxitja për dhunë, përjashtim dhe shkelje të të drejtave të njeriut, nuk është bërë asnjëherë kaq haptazi kundër komuniteteve që përbëjnë Shqipërinë, përveçse atij LGBTI. Ky veçim i një grupi specifik shoqëror dhe vendosjes së tij në qendër të të gjitha thirrjeve të urrejtjes, është jo vetëm i rrezikshëm, por edhe tërësisht i patolerueshëm për një vend që kërkon të bëhet antar i Bashkimit Europian! Reagimi i koordinuar i këtyre politikanëve, përveçse përbën nxitje të gjuhës së urrjetjes, të dënueshme nga Kodi Penal i Shqipërisë, tregon edhe një herë sesa larg janë politikanët dhe partitë politike në Shqipëri, nga respekti për të drejtat e njeriut në tërësi dhe atyre të komunitetit të lezbikeve, gejve, biseksualëve dhe transgjinorëve në Shqipëri. Rrjetet dhe organizatat e shoqërisë civile, me anë të kësaj deklarate, nxisin Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Rinisë, organizatat LGBTI, organizatat e të drejtave të grave, të fëmijëve, të minoriteteve dhe më gjerë, që të vijojnë dhe forcojnë përpjekjet e tyre për të informuar mësuesit, adoleshentët, të rinjtë dhe familjet e tyre në lidhje me mbrojtjen nga bulizmi, dhuna me bazë gjinore, përjashtimin dhe diskriminimin i komunitetit LGBTI, të drejtat e grave, të drejtat e të rinjve, të drejtat e minoriteteve etj! Këshilli i Ministrave, Ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe drejtuesit e institucioneve arsimore nxiten të përmbushin detyrimet ligjore që burojnë nga ligji nr. 10 221, datë 4.2.2010, “Për mbrojtjen nga Diskriminimi” në lidhje me rritjen e informacionit dhe ndërgjegjësimin për legjislacionin antidiskriminim dhe ndalimin e diskriminimit, në mënyrë të veçantë për personat kanë më shumë mundësi të jenë objekt i diskriminimit. Nga ana tjetër, ne si Rrjetet dhe organizata tw shoqërisë civile, parashtrojmë kwto kërkesa, si më poshtë:

– Kuvendi i Shqipërisë të dalë me anë të një deklarate publike ku të dënojë çdo shfaqe dhe gjuhë të urrejtjes kundër komunitetit LGBTI në Shqipëri, si dhe të riafirmojë që Shqipëria dhe politikanët e saj janë për respektin e të drejtave të të gjithë qytetarëve në vend në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim!

–          Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni Parlamentar i Arsimit, në Kuvendin e Shqipërisë, të organizojnë seanca të menjëhershme dëgjimore për të shqyrtuar gjendjen e rëndë të të drejtave të komunitetit LGBTI në Shqipëri, si dhe për të mbështetur Ministrinë e Arsimit në kryerjen e detyrave të saj të ngarkuara nga ligji;

–          Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi të kryejë hetime administrative pas marrjes së informacionit për shkelje të këtij ligji si dhe të vendosë sanksione administrative sipas përcaktimeve të ligjit nr. 10 221, datë 4.2.2010, “Për mbrojtjen nga Diskriminimi”.

–          Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme që të hetojë deklaratat, shkrimet dhe qendrimet publike të mbajtura nga çdo politikan dhe zyrtar publik në Shqipëri dhe të shpjerë për gjykim për nxitje të gjuhës së urrejtjes çdo person që ka shkelur Kodin Penal; Ne besojmë se vetëm barazia, respekti dhe pranimi i vlerave të përbashkëta të të gjithë qytetarëve janë bazat e zhvillimit të një vendi të qytetëruar! Në këtë kuadër ne nxisim çdo mësues, prind, të ri e të re, qytetar etj, që të mbështesin dhe përkrahin shkollat, që ato të japin edhe më shumë dije dhe informacion për të drejtat e njeriut në Shqipëri. Nënshkruese të kësaj deklarate janë Rrjetet dhe organizatat e mëposhtme:

Rrjetet:

Rrjeti Kombëtar për të Drejtat LGBTI në Shqipëri;

 

  1. Koalicioni për Promovimin e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë;

 

  1. Rrjeti për Arsimin në Shqipëri;

 

  1. Rjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri;

 

  1. Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri;

 

 

 

 

 

Organizatat

 

 

 

  1. Ambasada PINK;

 

  1. OMSA;

 

  1. Aleanca Gjinore për Zhvillim;

 

  1. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar;

 

  1. Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut;

 

  1. Komiteti Shqiptar i Helsinkit;

 

  1. La Casa nel Cuore;

 

  1. Partnerë për Fëmijët;

 

  1. Qendra për të Drejtat e Fëmijeve në Shqipëri;

 

  1. Qendra për Popullsinë dhe Zhvillimin;

 

  1. Qendra per Nisma Ligjore Qytetare;

 

  1. Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare;

 

  1. Shoqata në Ndihmë të Gruas Shqiptare;

 

  1. Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar;

 

  1. Shoqata Ndihmoni Jeten