Urbanët në Tiranë mbeten pa kushte, qytetarët vuajnë të nxehtin afrikan

Urbanët në Tiranë mbeten pa kushte, qytetarët vuajnë të nxehtin afrikan

1176
0

“Vonesa, mbipopullim,  kushte të këqija, nuk ndizen kondiconerët në këto temperature të larta, dhe mos kujdes nga personeli këto janë disa nga problemet më të shpeshta që mund të hasësh në urbanët e qytetit të  Tiranës”

 

Por përveç problemit më të madh që është në këtë periudhë, ku vapa ka pushtuar të gjithë vendin, dhe ka sjellë një situatë shumë te keqe në transportin publik, ka dhe shumë probleme të tjera. Ankesat, sharjet, fyerjet, janë nga më të ndryshmet çdo ditë kur dikush zgjedh urbanin për të kryer udhëtimet e tij në qytet. Një cilësi e dobët që nuk e justifikon çmimin e rritur të biletës , mbizotëron në të gjithë urbanët e Tiranës. Çdokujt i ka rastisur të udhëtojë me urbanet e kryeqytetit e po çdokush ka vënë re dhe shumë probleme që shoqërojnë gjatë ditës këtë transport. Mbipopullimi, vjedhjet, era e rëndë për shkak të mos ajrimit, vonesat në orare etj, janë vetëm disa prej shqetësimeve me të cilat qytetarët përballen çdo ditë në autobusët e linjave urbane. Ndërkohë, Bashkia e Tiranës nuk duket të jetë aspak e shqetësuar mbi këtë realitet që duhet të përjetojnë qytetarët e kryeqytetit, të cilëve iu duhet të shtyhen e të shtypen si sardele nëpër urbane të linjave të ndryshme. Linjat kryesore ku shfaqen probleme të tejskajshme të pasagjerëve janë Unaza, linja e Institutit, Kombinatit dhe Saukut, Qyteti Studenti  ndërsa më pak problematike, megjithëse evident si problem, situata paraqitet në linjën e Tiranës së Re. Popullimi në orët e para të mëngjesit është më i rënduar, pasi është orari kur qytetarëve iu duhet të udhëtojnë në shkollë apo për në punët e tyre të përditshme. Por ky popullim është edhe në oraret e drekës kur të gjithë kthehen për në shtëpitë e tyre. Duke qenë se popullimi është shumë i madh, shumë nga autobusët nuk ndalojnë fare në disa stacione pasi e kuptojnë që nuk kanë vende për të marrë njerëz të tjerë. Por kjo situatë është problematike edhe në orët e drekës, kur të gjithë kthehen nga punët e tyre dhe nga shkollat, duke mbipopulluar urbanët. Shumë prej tyre duhet që të presin urabin e radhës, pasi në paraardhësin nuk munden të gjejnë vend. Pritja e njerëzve shtohet edhe nga trafiku i rënde që ka përfshirë prej disa muajsh kryeqytetin. 

Vonesat

 

Problematikë tjetër po kaq me rëndësi mbetet edhe vonesa e urbaneve, gjë që djalit  nga Kombinati i kushton edhe mungesë në minutat e parë në punë, gjë që i ka sjell disa herë edhe probleme me eprorët e tij. “Ndalesat e shpeshta nga trafiku i rënduar bëjnë që të humbas edhe ditën e punës. Sikur të mos mjaftonte fakti se në brendi të urbanit të linjës Kombinat – Kinostudio asfiksohesh nga turmat e mëdha të ngjeshura ngushtë mes njëri-tjetrit, më duhet të rri në këmbë përgjatë gjithë udhëtimit me një trafik jashtëzakonisht të rënduar të orëve të para të mëngjesit”, na tregon ai.  Lidhur me vonesat, një studente që përdor urbanin shpesh për të shkuar në shkollë na tregoi se asaj i ka kushtuar shumë udhëtimi me urban, pasi ka humbur shumë orë mësimi të cilat e kanë penalizuar.  Z. N na tha se zgjohet gjithmonë dhe më herët, por përsëri ajo shkon vonë në shkollë.

 

Vjedhjet dhe sherret

 

Përveç vonesave të cilat janë të shpeshta, qytetarët gjithashtu kanë ankesa për kthimin e urbaneve në qendra të vjedhjeve, ku jo në pak raste në linja të ndryshme janë shënuar veprime të tilla. Jo vetëm vjedhja është e zakonshme në urbanet e kryeqytetit, por siç shprehen qytetarët, edhe rrëmujat e grindjet janë kthyer më se të zakonshme në urbane, si rrjedhojë e keqkuptimeve në mes të rinjve apo në mes pasagjerëve dhe stafit të urbanit.  Shumë qytetarë janë ankuar se sherret duhet që të shmangen në urbane, pasi shqetësojnë të gjithë udhëtarët. Këto ditë kur po udhëtonim  me urbanin e kombinatit për të parë nga afër gjendjen e tij, ndodhi një zënkë mes një udhëtari dhe fatorinos. Në momentin që fatorino ju drejtua qytetarit, për lekët e biletës, qytetari ju kthye me një ton të ashpër dhe më pas u ngritën tonet. Debati mes tyre zgjati disa minuta dhe të gjithë të tjetër filluan me ankesa për shqetësimin që ata patën. Edhe pse qytetari dhe fatorino e kuptuan se shqetësuan të tjerët, vazhduan me debatin e tyre.

 

Mbi popullimi i urbaneve

Banorët e kryeqytetit çdo ditë detyrohen të përdorin transportin urban, si të vetmen mundësi të transportit publik, ndryshe nga kryeqytetet e tjera evropiane dhe më gjerë, që ofrojnë mundësi të ndryshme të këtij transporti publik. Numri i personave që detyrohen të përdorin çdo ditë autobusët është mjaft i lart. Ndërsa mungesa e ofrimit të shërbimit sipas standardeve të duhura është prezentë dhe e dukshme. Situata paraqitet kaotike në linjat më kryesore, siç janë urbanët që mbulojnë zonën e Unazës dhe Tiranën e Re, ku numri i qytetarëve që lëvizin sidomos në mëngjes për në punë ose destinacione të ndryshme, është më i madh se kapaciteti që mund të përballohet nga autobusët.

 

 

 

Mungesa e korsive të dedikuara

 

Mungesa e korsive të veçanta për qarkullimin e urbanëve, është një tjetër fenomen problematik që i vështirëson transportit urban ofrimin e shërbimit ndaj qytetarëve, në pritshmërinë e këtyre të fundit. Edhe pse është premtuar nga të dy partitë politik kryesore që kanë drejtuar Bashkinë e Tiranës, si të majtët ashtu edhe të djathtët që do të investohet sa i takon zgjedhjes së problemit të korsive të veçanta, ende ky premtim nuk është realizuar, ndërsa qytetarëve u mbetet të përballen çdo ditë më vështirësi sa i përket këtij sektori. Në Tiranë funksionojnë aktualisht 10 linja kryesore të transportit urban. Linjat që mbulojnë lëvizjet në Tiranë janë “Kombinat – Kinostudio”, “Tirana Re- Stacioni Trenit- Unaza Doganës-Tirana Re”, “Unaza”, “Porcelan”, “Sauk”, “Laprakë”, “Uzina Traktori”, “Tufinë”, “Institut Bujqësor” dhe “Sharre”. Sipas statistikave, dy nga linjat më të frekuentuara janë ato të Unazës dhe Kombinat-Kinostudio. Në periudhën nga muaji nëntor në mars, autobusët e unazës nisin lëvizjen nga ora 5:30 deri në 24:00, ndërsa në pjesën tjetër të vitit, prej orës 5:00- 24:00.

 

Radhët e gjatë për të hipur në urban

 

Kohët e fundit për shkak të rritjes së çmimit të biletës është “rritur” edhe cilësia në urbanet  e kryeqytetit. Për shkak të cilësisë që është shumë e “lartë”, qytetarë të shumtë zgjedhin këtë mjet për të lëvizur. Kultura e të lëvizurit me urban është shtuar shumë dhe për këtë shkak krijohen radhë të gjata, për qytetarët të cilët dëshirojnë të lëvizin me këto mjete.

 

Paralajmërimi i vazhdueshëm për rritje të re të biletës në urbanët e Tiranës

Kryeqyteti është i vetmi qytet në Shqipëri që ka biletën e urbanit 40 lekë, pas vendimi të një viti më parë nga Këshilli bashkiak të Tiranës. Në atë kohë u quajt një indeksim i çmimit pasi ishte rritur shumë kostoja për një person që udhëton. Në ditët e para kur u pësua kjo rritje pati reagime të shumta nga të gjithë të cilët nuk ishin dakord me këtë vendim. Nga ana e tyre kompanitë e transportit e justifikonin rritjen me çmimin e lartë të naftës dhe taksat e shumta. Ndërsa bashkia si justifikim kishte rritjen e cilësisë e cila do të vinte menjëherë pas marrjes së vendimit. Kanë kaluar më shumë se një vit nga ky vendim po duket se asnjë gjë nuk ka ndryshuar, por vetëm ka pasur përkeqësime.  Por pasi kanë kaluar disa kohë që nga marrja e këtij vendimi kompanitë e transporti duket se nuk janë të kënaqura me këtë rritje dhe kërkojnë që të çmimi të pësoj përsëri indeksim. Autobusët urbanë në Tiranë kërkojnë rritjen e çmimit të biletës. Kjo për shkak të zgjatjes së linjave drejt periferive dhe shtimit të kostove për ta. Kërkesa vjen pasi ky shpenzim nuk mbulohen nga indeksimi i çmimit të një viti më parë që bëri bashkia e Tiranës. Në off rekord, filtet që në fund të këtij viti, do të ketë përsëri një rrijte të çmimit, i cili do te jetë më i lartë se hera e parë. Por edhe pse qarkullojnë shumë zëra përsëri kjo gjë nuk konfirmohet, pasi është frika e protestave.