Unioni i Këshillave Studentorë sondazh me 2000 studentë: U bëhet presion nga pedagogët, kërkojmë të mos paguhet tarifa për semestrin e dytë

Një një njoftim UKS se studentët kanë ngritur disa shqetësime, ku shumë rpej tyre nuk kanë mundësi ekonomike për aksesim në internet.

TIRANË- Unioni i Këshillave Studentorë kanë zhvilluar një sondazh me 2000 studentë, të cilët janë pyetur për mënyrën se si po zhvuillohet mësimi online. Një një njoftim UKS se studentët kanë ngritur disa shqetësime, ku shumë rpej tyre nuk kanë mundësi ekonomike për aksesim në internet.

Po ashtu të tjerë shprehen se kanë presion nga stafi pedagogjik për frekuentimin e rregullt të mësimit, pa marrë parasysh kushtet në të cilat ndodhen. “Unioni i Këshillave Studentorë ju bën thirrje institucioneve përkatëse arsimore të merret parasysh dhe mos pagesa e tarifave të semestrit të dytë të vitit akademik , për shkak të gjendjes së rënduar që është krijuar në xhepat e familjeve shqiptare , ku studentët janë pjesa më e prekur”, shtohet më tej në njoftim.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *