Lajme

“Unë thashë po”! Martohen në fshehtësi Klea Huta dhe Elgit Doda, dalin pamjet e kurorëzimit në shkretëtirë

By vizionc

January 27, 2020

Klea Huta dhe Elgit Doda i japin fund beqarisë. Çifti i përfolur dhe mjaft i dashur i showbizit shqiptar kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë, në një ceremoni tepër të fshehtë. Kanë qenë vetë Klea dhe Elgiti që e kanë bërë publik lajmin e dasmës, përmes postimeve në rrjetet sociale.

Që të dy kanë publikuar në Instagram pamje të shkëputura nga seti fotografik i realizuar në shkretëtirën e Marokut.

https://www.instagram.com/p/B7yYU_Vps4V/?utm_source=ig_web_copy_link

 

“Unë thashë po, faleminderit që ekziston”, shkruan Elgiti duke qeshur, krahas fotos ku Klea shfaqet e veshur me fustan të bardhë. Ndërkohë, Klea ka postuar disa foto me vello, ku duket shumë bukur.

https://www.instagram.com/p/B7yX6hYgVrT/?utm_source=ig_web_copy_link

 

https://www.instagram.com/p/B7yYKOkp474/?utm_source=ig_web_copy_link

 

https://www.instagram.com/p/B7yX6lhpDlk/?utm_source=ig_web_copy_link