Unë po pengoj integrimin? Saimir Tahiri shpërthen ndaj të gjithëve: Keni vjedhur...

Unë po pengoj integrimin? Saimir Tahiri shpërthen ndaj të gjithëve: Keni vjedhur nga ’90 dhe s’keni dhënë llogari

352
0

Saimir Tahiri në Konference për mediat: “Prita dy javë të flas në parlament, por më pengoi cizmja dhe mielli. Para 6 muajsh filloi për mua një tjetër histori me të cilën do përballem. Kam 6 muaj që dëgjoj lloj lloj rrace që skanë lënë gjë pa thënë: “Dru i shtrembër”, “kokë e mafias”. Kur gjyqin ta bën djalli, ajo rracë që me politikë ka vjedhur dhe me politikë nuk është ndëshkuar. Kanë thënë se më ka mbrojtur Edi Rama, mandati i deputetit, etj. e prapë më kanë thënë se këto më kanë shpëtuar nga burgu. Tani dëgjoj se unë jam bërë pengesë për integrimin e Shqipërisë. Këta politikanë që kanë vjedhur thonë se integrimin ua kam vjedhur unë?! Jam përpjekur ja kam dalë: Unë sjam si këta! Unë srri në parlament për të marrë rrogën kot, as për tendera e lek, jo më për ti shpëtuar drejtësisë. Kam 6 muaj që hesht kam 6 muaj që dëgjoj akuza e gënjeshta. Nuk lënë ekran pa pështyrë çdo të enjte. Kam 8 vjet në parlament dhe duket sikur kam 80 vite. E verteta ka çmim më të madh se çmimi i karrieres sime. Kur dëgjoj këta që vajtojnë në emër të popullit, kërkojnë dhe falje në emër të popullit. Këta luajnë teatër, populli mban! Çfarë kanë shpifur për mua është pak çfarë i kanë popullit. Të vrasin natën e të qajnë ditën”.