Aktualitet

“Unë nuk i ndahem, ta dinë mirë…”, Rama flet prerë dhe paralajmëron: Para Vitit të Ri, presidenti…

By vizionc

December 18, 2019

Pavarësisht kundërshtive të shumta dhe protestës jashtë Kuvendit të njerëzve të medias, kryeministri Rama ka garantuar prerë se paketa antishpifje do të votohet sot në Kuvend.Meta-Rama-shkarkimi-shqiponja1

 

Në fund të fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Rama ka thënë se nuk do t’i drejtohet kurrë AMA-s, por do t’i ndjekë cështjet në gjykatë, ka bërë edhe një paralajmërim, teksa ka pohuar se presidenti Meta do të kthejë edhe këtë ligj para Vitit të Ri.

 

“Unë nuk do ta shoh derën e AMA-s, nuk kam punë fare, as do të më shihni atje, unë cështjet e mia me shpifësit i coj në gjykatë, do të bëhen shumë atje, unë nuk i ndahem ta dinë mirë. Ju them gjithë shqiptarëve se nga sot të gjithë do kenë një instrument që do ta vënë në punë pas Vitit të Ri se presidenti do ta kthejë para Vitit të Ri”- tha Rama.