“Unë humba shokun e shkollës…vetëm pak ditë më pare u dëgjuam për...

“Unë humba shokun e shkollës…vetëm pak ditë më pare u dëgjuam për gjendjen e tij”, Skënder Brataj mesazh prekës për mjekun që vdiq nga Covid-19

368
0

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skender Brataj e kishte koleg dhe shok shkolle mjekun Astrit Haziri i cili humbi jetën sot nga koronavirusi. Në një postim në rrjetet sociale, Brataj shprehet me fjalë të ndjera për mjekun, duke treguar se vetëm pak ditë më parë kishin folur, për gjendjen shëndetësore të tij. “Covid-19 e ka shënjestrën e tij të parë personelin mjeksor! Sepse ai ishte në vijën e parë, ballë për ballë me këtë virus të pa dukshëm por agresiv dhe dëmtues pa masë”, shkruan ndër të tjera Brataj.

 

POSTIMI I PLOTE

 

Ndahet nga jeta Dr.Astrit Haziri

Ngushëllime familjes

Covid-19 e ka shënjestrën e tij të parë personelin mjeksor! Sepse ai ishte në vijën e parë, ballë për ballë me këtë virus të pa dukshëm por agresiv dhe dëmtues pa masë.

 

Ne humbëm një koleg, të përkushtuar, familja humbi babain, bashkëshortin dhe shokun e jetës.

 

Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mire. Vetëm pak ditë më pare u dëgjuam për gjendjen shëndetësore të tij kur ndodhej akoma në banesë. Lamtumirë dhe të qoftë dheu i lehtë shokë i mirë.